Shtresa e ozonit po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm, dhe me atë shpejtësi, “vrima e ozonit” mbi Antarktidë, ku shtresa është më e hollë, plotësisht do të mbushet për rreth 43 vjet, theksohet në raportin e ri të Kombeve të Bashkuara.
Një vlerësim shkencor i cili po zbatohet çdo katër vjet tregon se shtresa mbrojtëse po ripërtërihet, më shumë se 35 vjet pas një marrëveshjeje globale për të mos përdorur kimikate që gërryejnë shtresën e ozonit, e cila mbron jetën në Tokë nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë.
Shkencëtarët dhe ambientalistët i përshëndesin si një nga fitoret më të mëdha ekologjike të njerëzimit, përpjekjet për uljen e “vrimave të ozonit” që dalin nga një marrëveshje e vitit 1987 e quajtur Protokolli i Montrealit me të cilën ndalohen disa kimikate.
Shtresa e ozonit shtrihet në shtresën e poshtme të stratosferës nga rreth 10 deri në 50 kilometra mbi Tokë. Trashësia e saj ndryshon në varësi të vendndodhjes dhe kohës së vitit.
“Vrimat e ozonit” që shfaqen në të shkaktohen nga ndikimi i disa gazrave që njerëzit i përdorin.
Në raport theksohet se përparimi është i ngadalshëm, ndërsa përqendrimin mesatar i ozonit në lartësi prej 30 km në atmosferë që kthehet në “normale” rreth vitit 2040, në Arktik deri në vitin 2045.
Në Antarktidë, ku shtresa e ozonit është momentalisht më e holla, shtresa nuk do të ripërtërihet deri në vitin 2066, thuhet në raport.