Shkup, 11 nëntor – Këshilli Drejtues i M-NAV SHA Shkup sot ka vendosur ta pranojë përzgjedhjen e kandidatëve për trajnim për kontrollorë të fluturimeve, të propozuar nga Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve dhe të japë udhëzime për punësimin e tyre në kohë të caktuar dhe dërgimin në shkollim. E obligoi kryetarin e Komisionit për ta njoftuar operatorin ekonomik për vendimin dhe të kërkojë njoftim për datë për fillimin e trajnimit.
Nga M-NAV në kumtesën theksojnë se “në asnjë moment nuk ka pasur as mendime, e aq më pak marrje të veprimeve për ndërprerjen ose anulimin e konkuursit, siç është theksuar në disa deklarata dhe shkrime në media, ndërsa gjëra e vetme është e vërtetë se si udhëheqësi e këtij institucioni në vazhdimësi i përmbahemi akteve normative”.
Shprehin, siç thonë, keqardhje të thellë që për shkak të disa informacioneve të pasakta dhe të paverifikuara që u publikuan, u krijua një imazh i gabuar për procesin e shpalljes së pranimit të tetë kandidatëve për trajnim për marrjen e lejes për kontrollorë të fluturimeve.
Shtojnë se si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me kryerjen profesionale të aktivitetit të tyre.
“Asnjëherë nuk do të lejonim që të rrezikohet siguria e komunikacionit ajror mbi qiellin tonë, me ç’rast kriteret për sigurimin e nivelit të nevojshëm të sigurisë dhe efikasitetit gjatë ofrimit të shërbimeve për navigacion ajror në vazhdimësi janë dhe do të mbahen në nivelin më të lartë”, potencojnë nga M-NAV.
Për procedurat rreth konkursit për përzgjedhjen e kandidatëve për trajnimin e kontrollorëve të fluturimeve në dy ditët e fundit ka pasur reagime dhe pohime për gjoja synime të udhëheqësisë për ta anuluar konkursin dhe për kontestimin e kandidatëve që e kanë kaluan përzgjedhjen. Sindikata e kontrollorëve të fluturimeve kërkoi që udhëheqësia e M-NAV t’i dërgojë në trajnim kandidatët e përzgjedhur, gjegjësisht tërë procesin ta kryejë sipas rregullores dhe në shenjë të revoltës nga situata rreth konkursit, personat udhëheqës nga niveli më i ulët – ndihmës drejtorë, drejtues të sektorëve, instruktorë të përgjithshëm, ekspertë,.. kërkuan të shkarkohen.
Nga Qeveria, megjithatë, porositën se M-NAV është institucion me organe personale për menaxhim, program për punë, mënyrë të vendimmarrjes dhe buxhet, por se është i obliguar t’i ndjekë rregullat strikte në komunikacionin ajror.
“Lidhur me pyetjet tuaja, sipas informacioneve që i ka Qeveria, procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për trajnime për kontrollorë të fluturimeve është ende në vijim. Në përputhje me standardet ndërkombëtare, M-NAV është e obliguar në punën e saj t’i ndjekë rregullat strikte të Eurokontrol dhe të Sistemit ndërkombëtar për menaxhim me komunikacionin ajror ku dhe është anëtar”, theksuan dje nga Qeveria.