Agjencia Zhurnal.mk.

Kelmendi: Isha e detyruar të tërhiqesha, mjekët më thanë se mund të paralizohesha (VIDEO)

“Vajza e rekordeve”.

Kjo është xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila çdoherë me paraqitjet e saja ka bërë krenarë një shqiptari të tërë.

Ajo në një intervistë për ABC News, ka sjell një anë tjetër të saj, përcjell Klankosova.tv

Fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, rrëfeu edhe arsyen e tërheqjes nga sporti i saj i dashur, xhudoja.

31-vjeçarja theksoi se ajo ishte rekomanduar nga mjekët që ta bënte një gjë të tillë.

“Unë jam 31-vjeçe dhe sot për sot është kogja herët me ndërpre karrierën por kam qenë e detyruar. Doktorët me kanë thanë që nëse nuk e ndali sportin e xhudos kam me u paralizu. Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Fillova me pas atak paniku. U çojsha natën dhe thjeshtë se kam ditë çfarë po ndodh”, – tha ajo.

Majlinda Kelmendi tani po e vazhdon karrierën e saj si trajnere ku po ushtron së bashku edhe xhudistët e rinj si: Laura Fazliu, Loriana Kuka e shumë xhudistë të tjerë.

Ajo është krahu i djathtë i trajneri të njohur Toni Kuka.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky