Shkup, 28 Korrik – SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër drejtorit të ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, G.B. (53) për shkak të dyshimit për kryer vepër penale keqpërdorim “të dyetyrës dhe autoritetit zyrtar”.
“Në periudhën prej datës 1.11.2021 deri më 30.4.2022, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ISHP Spitalit të Përgjithshëm Ohër, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke llogaritur gabimisht pagën në bazë të një koeficienti tjetër, me çka sekretarit të spitalit i ka mundësuar të marrë pagë bazë më të lartë, ndërsa spitalit i është dëmtuar buxheti për 100.357 denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.