Agjencia Zhurnal.mk.

Kërcënohet kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, është kërcënuar nga një person mesditën e së mërkurës, e të cilin Policia e ka arrestuar dhe më pas e ka liruar në procedurë të rregullt.

Rrahimaj i ka thënë KOHËS se është kërcënuar nga i dyshuari me inicialet A.I., për një çështje që lidhet me procesin arsimor.

“Në parking jam ndaluar nga dy persona, ka qenë personi A.I. dhe vajza e tij, D.I., që me një gjuhë kërcënuese, i pari më është drejtuar se ‘sa të jem gjallë, çikën s’mund të ma lësh pa orë mësimi’. Menjëherë kam njoftuar Policinë që i janë përgjigjur rastit”, ka deklaruar kryetari i Kamenicës.

Sipas kryetarit, i dyshuari është ankuar se vajza e tij, mësimdhënëse në shkollën e muzikës në Kamenicë, ka mbetur pa orë mësimi për shkak të tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datën 20.12.2023 rreth orës 13:20 Stacioni Policor Kamenicë ka pranuar informacion nga ankuesi mashkull kosovar shqiptar se është kanosur me fjalë nga i dyshuari A.I. (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar) nga Kamenica. Menjëherë pas pranimit të informacionet zyrtarët policor i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili pas shoqërimit në stacion policor është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në konsultim me Prokurorin e Shteti rastin është cilësuar ‘Kanosje’, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal”, thuhet në njoftimin policor.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky