Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkesa e Këshillit Prokurorial për emërimin e kryeprokurorit, letra e Presidencës dhe kundër-reagimi i KPK-së

Këshilli Prokorurial i Kosovës javë më parë i është drejtuar Presidencës me kërkesën për emërimin e emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

E kjo kërkesë ka bërë që Presidenca t’i drejtohet me një letër KPK, në të cilën presidentja Vjosa Osmani shpreh zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Por për KPK-në kërkesa e tyre drejtuar presidentes Vjosa Osmani për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është e bazuar dhe nuk është ultimatum.

KPK kërkon nga Osmani dekretimin e Blerim Isufaj si Kryeprokuror të Shtetit

Para një jave Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i është drejtuar Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

“Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është esencial për sistemin prokurorial dhe në përgjithësi për sundimin e ligjit në vend, prandaj KPK-ja thekson se shtetit dhe institucionit tonë i nevojitet Kryeprokurori i Shtetit me mandat dhe fuqi kushtetuese dhe ligjore.

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Osmani e zhgënjyer me Këshillin Prokurorial: U shërbyen me informacione dhe argumente të pasakta

E pas kësaj kërkese, presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të Këshilli Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku.

Në letrën që ka siguruar Telegrafi, presidentja ka thënë se është duke pritur shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së zhvilluar të KPK-së për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të mund t’i adresojnë pretendimet e tyre në rrugë gjyqësore.

Presidentja thekson se ngadalësimi i procesit ka ndodhur për shkak të pretendimeve të ngritura publikisht nga vëzhguesit e pavarur vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë mbikëqyrur procedurat në KPK, siç janë ngritur edhe pretendime konkrete të disave nga kundër kandidatët për cenim të parimit të barazisë para ligjit në dëm të tyre, në procedurën e zhvilluar në KPK.

Kërkesa e KPK-së e datës 05.04.2023 sipas presidentes Osmani përpos që nuk ka bazë ligjore, është edhe e pasaktë në përshkrimin e fakteve dhe paraqitjen e argumenteve.

Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Kështu presidentja ka argumentuar vendimin e Kushtetueses, ndaj dy kundër kandidateve si të papranueshme.

“Pasaktësitë konsistojnë në konstatimet e gabuara se “Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesat e kundërkandidatëve si të pabazuara”. Një konstatim i tillë është tërësisht i pasaktë, sepse Gjykata Kushtetuese me Aktvendimin KI57/22 dhe KI79/22 i ka shpallur ankesat kushtetuese të dy kundër kandidateve si të papranueshme, për shkak të mos shterimit të mjeteve juridike”.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Kërkesa për emërimin e kryeprokurorit, KPK i përgjigjet Presidencës: Nuk është ‘ultimatum’, por urgjencë

Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), vlerëson se kërkesa e tyre drejtuar presidentes Vjosa Osmani për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është e bazuar.

Përmes një përgjigjeje për Telegrafin, nga ky institucion kanë thënë se nuk bëhet fjalë për pasaktësi në përshkrimin e fakteve dhe në paraqitjen e argumenteve, ashtu siç pretendon Presidenca.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, Osmani po ashtu ka shprehur zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se në kërkesë janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Por, KPK-ja i ka hedhur poshtë këto deklarime të presidentes pasi sipas tyre, në kërkesën për emërimin e kryeprokurorit është përshkruar vetëm vazhdimësia e trajtimit ligjor nëpër instancat gjyqësore, nëpër të cilat ka kaluar procesi i rekrutimit.

“KPK-ja thekson se kërkesa e saj është e bazuar dhe nuk bëhet fjalë për pasaktësi në përshkrimin e fakteve dhe në paraqitjen e argumenteve lidhur me këtë çështje, sepse aty është përshkruar vetëm vazhdimësia e trajtimit ligjor nëpër instancat gjyqësore, nëpër të cilat ka kaluar procesi i rekrutimit të Kryeprokurorit të Shtetit, i cili është atakuar nga disa kundërkandidatë në Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast pretendimet janë cilësuar si ta pabaza dhe, gjithashtu, ky proces është kontestuar edhe në gjykatat  e rregullta deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila ka refuzuar pretendimet e tilla”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial dërguar Telegrafit.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky