Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq është thirrur me urgjencë nga Parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Seanca dëgjimore është caktuar më 3 maj.
Kërkesa është bërë me sugjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodraç Lekiç, i cili më herët ishte i mandatuar edhe për të qene kryeministri i Malit të Zi i mbështetur edhe nga deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik.