Agjencia Zhurnal.mk.

Kërkohet mbështetje ajrore për të vënë nën kontroll zjarrin mbi Veshallë

Shkup, 31 mars – Qendra për Menaxhim me Krizat njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm është në komunikim me institucionet dhe forcat për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës, i cili ende është aktiv në terren të paarritshëm. Për shkak të forcimit të erës së nxehtë dhe zjarrit është prekur pylli i ahut.

“Sot në mëngjes, në orën 06:55 në terren ka dalë një ekip prej 10 punonjësish në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” nga Tetova për të shuar zjarrin. Nga Parku Kombëtar kërkohet asistencë edhe nga institucionet tjera kompetente për të intervenuar sa më shpejt, pasi rojet me spërkatës nuk do të mund ta lokalizojnë zjarrin. Nga terreni është kërkuar mbështetje emergjente ajrore për shkak të pamundësisë për vënien nën kontroll të zjarrit”, theksojnë nga QMK.

Nga QMK-ja është kërkuar mbështetje ajrore nga DMSH-ja dhe MPB-ja, ndërsa përmes QRMK-së Tetovë është kërkuar nga zjarrfikësit e NJTZ Tetovë që të dërgojnë një kamion me ujë që rojet të kenë më shumë ujë për intervenim.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky