Shkup, 28 dhjetor – Këshilli Gjyqësor në seancën e sodit i caktoi Biljana Jaçevan ushtruese detyre kryetare e Gjykatës Themelore Veles, Elizabeta Petkovskan kryetare të Gjykatës Themelore në Kavadar dhe Izet Bajramovskin ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.
Kryetari i Këshillit, Sashko Georgievi në fillim të seancës së 470-të, theksoi se përcaktimi u.d. është i nevojshëm për shkak të pensionimit të kryetarit të GJTH Veles, si dhe për faktin se kryetarët e GJTH Kavadar dhe GJTH Strugë u skadon mandati më 30 dhjetor të këtij viti.
Këshilli Gjyqësor paraprakisht,caktoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor të gjykatëses Lubica Cvetkovska Stojanovska nga GJTH Kriva Pallankë, gjykatëses Snezhana Ivanovska nga Gjykata Themelore Civile Shkup, gjykatëses Vaska Petrova nga Gjykata e Apelit Shtip dhe gjykatëses Lidija Dimova nga Gjykata e Apelit Veles, për shkak të plotësimit të kushteve për pension.




