Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli gjyqësor: Pushteti gjyqësor është i pavarur dhe nuk punon nën ndikim politik

Shkup, 23 dhjetor – Lidhur me vendimin e Këshillit penal nga Gjykata e Apelit Shkup lidhur me paraburgimin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në pajtim me nenin 2 nga Ligji për Këshillin gjyqësor, Këshilli e siguron dhe e garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

“Sipas nenit 11 nga Ligji për gjykatat, gjykatësi vendos në mënyrë të paanshme duke zbatuar ligjin për vlerësimin e lirë të provave dhe se çdo formë ndikimi në pavarësinë, paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqtarit në kryerjen e funksionit gjyqësor për çdo bazë dhe nga cili do subjekt”, thuhet në kumtesë.

Nga Këshilli gjyqësor theksojnë se pushteti gjyqësor është i pavarur, ndërsa Këshilli është organ që vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe nuk vepron nën ndikimin politik dhe e njëjta vlen edhe për punën e gjykatësve.

“Prej atje, në bazë të kompetencave, të gjitha mjetet që ka në dispozicion Këshilli në këtë fazë dhe duke qenë se çështja gjyqësore është aktive, mbeten të brendshme të Këshillit. Këshilli Gjyqësor do ta informojë publikun me kohë për çdo procedurë të mëvonshme apo vendim të mundshëm”, informojnë nga Këshilli.

Pas pranimit të garancisë prej 11 106 501 eurove të Mijallkovit, dje Gjykata e Apelit në Shkup e ka ndryshuar masën e paraburgimit në masë paraprake, përkatësisht konfiskim të pasaportës dhe detyrim për paraqitje në gjykatë. Kjo masë paraburgimi Mijalkovit i është shqiptuar në lidhje me rastin “Thesari”, ku është dënuar me tetë vjet burg.

Më pas, Prokuroria Themelore Publike ka dorëzuar Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për Sasho Mijalkovin, për akuzën “Pastrim i parave dhe produkteve të tjera të veprës penale” në rastin “Parcelat në Vodno”, me të cilin Gjykata Themelore Penale – Shkup e pranoi propozim dhe i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve për Mijallkovin.

Ai ka aktgjykim të shkallës së parë në rastin “Target – Fortesa” me të cilin është dënuar me 12 vite burg, ndërsa akuzohet në lëndët “Parcelat në Vodno” dhe “Titanik 2″, si dhe është i dyshuar në rastin ” Perandoria”. Në “Tortura” ai mori vendim lirues.

Sasho Mijallkov gjendet në burgun e Shutkës nga 26 shkurti i këtij viti, pasi paraprakisht disa ditë ishte në arrest shtëpiak

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky