Agjencia Zhurnal.mk.

Këshilli gjyqësor zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Gostivar

Shkup, 29 mars – Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 436-të zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit nga sfera e penales.

Këshilli gjyqësor konform ligjit i zgjodhi gjykatësit me të paktën tetë vota “për” nga gjyqtarët me të drejtë vote dhe vota nga të ranguarit e parë deri në përzgjedhjen e numrit të kërkuar të gjyqtarëve sipas thirrjes së publikuar.

Gjyqtari Daut Rustemi nga Gjykata Themelore e Gostivarit ka qenë i pesti për nga rangimi, por pasi që tre kandidatët e parë nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, ndërsa kandidati i renditur si i katërt tërhoqi kandidaturën, ai u zgjodh me 9 vota “për” dhe 3 vota kundër.

Gjyqtari Aleksandar Millosheski nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka qenë si i gjashti në renditje nga gjithsej 12 kandidatë dhe me 10 vota “për” dhe 2 kundër u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar.

Kjo është përzgjedhja e parë e gjyqtarëve të një gjykate më të lartë sipas kritereve të reja për vlerësim.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky