Shkup, 3 shtator – Këshilli i Ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut i shpreh ngushëllimet familjes së Ramadan Nazifit.
Nazifi ishte ambasador i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019.
“Këshilli i Ambasadorëve me dhimbje dhe pikëllim të madh pranoi lajmin për vdekjen e parakohshme të ish-kolegut tonë, ambasadorit të mëparshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Ramadan Nazifi, me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë për disa vite dhe kemi ndarë përvojat.në zhvillimin e praktikës diplomatike dhe afirmimin e vendit në kuadrin ndërkombëtar, thuhet në telegramin me ngushëllime nga Këshilli i Ambasadorëve.
Me këtë rast të trishtë, thuhet në telegramin e ngushëllimit, Këshilli i Ambasadorëve i dërgon ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij të ngushtë, kolegëve të tij me të cilët ka punuar si shef i shërbimit diplomatik dhe më pas si ambasador.