Dibër, 29 dhjetor – Këshilli i Komunës së Dibrës, në seancën e sotme, me të cilin udhëhoqi kryetari Fuat Spahiu me shumicë votash e miratoi propozim-buxhetin e komunës për vitin 2023.
Buxheti peshon 411 milionë e 619 mijë denarë, që është për 15.1 milionë më i lartë në krahasim me buxhetin e parashikuar për këtë vit.
“Në pjesën e të ardhurave të zërit bazë të buxhetit janë planifikuar 127.5 milionë denarë, me ç’rast shuma maksimale e të ardhurave personale në buxhetin bazë është 91 milionë denarë. Shtesat janë projektuar në 267.6 milionë denarë, ndërsa donacionet janë 5.6 milionë denarë. Shpenzimet rrjedhëse operative në buxhetin bazë janë planifikuar në vlerë prej 99.1 milionë denarë, ndërsa për shpenzime kapitale 28.4 milionë denarë, që është 24 për qind të buxhetit bazë”, sqaroi ndër të tjera Qazim Qormemeti, udhëheqës i sektorit të financave.
Kryetari i Komunës Hekuran Duka para këshilltarëve bëri të ditur se viti 2024 do të jetë viti i investimeve kapitale, për të cilat përveç projekteve të pranuara tashmë, janë përgatitur të paktën 20 të tjera, me të cilat do t’u drejtohen institucioneve vendase dhe të huaja për realizimin e tyre, një pjesë e tyre me bashkëfinancim nga ana e pushteti vendor.
“Viti në vazhdim do të jetë vit i investimeve kapitale. Planifikojmë të realizim të projekteve në fushën e infrastrukturës, para së gjithash ajo rrugore, si në qytet, ashtu edhe në zonat e banuara. Do të rikonstruktohen shumë rrugë në mënyrë që çdo pjesë e qytetit të marrë infrastrukturën e nevojshme. Rrugët dhe gropat e dëmtuara do të mbeten në të kaluarën”, tha Duka.
Në seancë, anëtarët e këshillit e miratuan edhe vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve shtetërorë për vitin e ardhshëm në Komunën e Dibrës, ndërsa kanë shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të tyre.




