Agjencia Zhurnal.mk.

Kështu e festoi Bebe Rexha nominimin për çmimin “Grammy”

Mbrëmjen e kaluar (e martë), janë publikuar listat e plota të nominimeve për ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Mes artistëve më eminentë të nominuar këtë vit, në listën e të nominuarve gjendet edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Bleta (emri i vërtetë i artistes) me të dëgjuar lajmin e madh është hedhur përpjetë nga gëzimi.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shihej në çastet e gëzimit teksa përqafohej vazhdimisht nga e ëma e saj, Bukurija.

“Le të shkojmë”, dëgjohet duke bërtitur ajo ndërsa kupton se është nominuar për një çmim Grammy.

Rexha ka qenë edhe më parë e nominuar në ceremoninë e madhe të çmimeve në vitin 2019, në kategoritë “Artistja e re më e mirë” dhe “Performanca më e mirë e zhanrit duo/grup” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

Fatkeqësisht aso kohe ajo nuk kishte arritur të fitonte asnjë nga këto çmime.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky