Agjencia Zhurnal.mk.

KF Dukagjini prezanton fanellat për edicionin e ri

Në fundjavë fillon edicioni i ri 2022/23, në Superligën e Kosovës në futboll. 

Skuadrat janë përgatitur në maksimun, ndërsa disa prej tyre kanë prezantuar edhe fanellat e reja për sezonin e ri, shkruan Gazeta Olle.

KF Dukagjini është njëra nga skuadrat që në bashkëpunim me markën ‘Macron’, ka prezantuar sot fanellat e reja.

Klinasit kanë vendosur që të bëjnë ndryshime në fanellën e parë, e cila përbëhet nga ngjyrat e klubit, gjelbër e bardhë.

Ndërsa, sa i përket fanellës së dytë me të cilën janë paraqitur një pjesë të madhe të sezonit të kaluar, kanë vendosur që të vazhdojnë me po të njëjtën edhe sezonin e ri.

Dukagjini ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën si vendas ndaj Prishtinës, me fillim nga ora 17:00. /Gazeta Olle/

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky