Agjencia Zhurnal.mk.

Kiara Tito: Nuk e kam në ambicie finalen pavarësisht se dëshira është shumë e madhe

Ditën e djeshme (e diel) banorët e Big Brother VIP Albania kanë pasur një tjetër sfidë.

Ata kanë marrë një ‘Zarf të Bardhë’ nga ‘Vëllai i Madh’, ku u njoftuan se të gjithë konkurrentët duhet të tregojnë se përse e meritojnë finalen.

Kiara Tito ndërkohë filloi t’i përmend disa nga gjërat që e karakterizojnë brenda, përfshirë këtu momentet e bukura me partnerin e saj, Luiz Ejllin.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo theksoi mes tjerash se nuk e ka në ambicie finale, por ka dëshirë shumë të madhe të shkojë.

“Unë e kam shumë bezdi të flas për veten dhe ta komplimentojë mbi të gjitha. Duke marrë parasysh gjithë eksperiencën time që kam kaluar këtu në Big Brother me gjithë të mirat me gjithë të këqijat me gabimet me ato momentet emocionale me shumë e shumë. Këtu kam përjetuar çfarëdo lloj gjëje. Kam përjetuar festat, dashurinë, Shën Valentin, dasmë, gjitha gjërat e bukura që mund të ndodhin në jetë. Kam përjetuar gjithashtu me njeriun e zemrës momente shumë delikate. E kam përballuar shumë dhe kam mbajtur shumë përbrenda”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

“90 ditë besoj se kanë qenë mjaftueshëm që publiku të mësojë më shumë për mua. Në këtë pikë që jam rikthyer nuk e kam në ambicie finalen pavarësisht se dëshira është shumë e madhe, por mendoj që nuk ka dhe vend për shumë fjalë sepse na njohin mirë se kush jemi dhe do jenë ata në fund të ditës që na vlerësojnë”, tha mes tjerash prezantuesja.

Kiara theksojmë që u rifut sërish në shtëpi bashkë me tre banorë të tjerë si më të votuarit nga publiku.

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky