Agjencia Zhurnal.mk.

Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë bazohet në faktet dhe ligjin ndërkombëtar.

Kina si vendi më i madh në zhvillim në botë bazohet në faktet dhe ligjin ndërkombëtar.

Duke komentuar për miratimin nga Kongresi Amerikan të projektligjit për heqjen e statusit të Kinës si vend në zhvillim, të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh se nuk përcaktohet nga pala amerikane nëse Kina është vend në zhvillim apo jo.

Sipas njoftimeve, të enjten Komisioni i Punëve të Jashtme i Senatit të Kongresit amerikan miratoi “Projektligjin mbi përfundimin e statusit të vendit në zhvillim të Kinës”, ku kërkohet që Kinës t’i hiqet statusi si vend në zhvillim.

Lidhur me këtë, Wang Wenbin u shpreh se pala amerikane synon t’i heqë Kinës statusin e vendit në zhvillim për të penguar zhvillimin e saj.

“Statusi i Kinës si vendi më i madh në zhvillim në botë bazohet në faktet dhe ligjin ndërkombëtar,” theksoi ai.

Zëdhënësi shtoi se ShBA-ja nuk mund të ndryshojë kushtet themelore kombëtare të Kinës si një vend ende në zhvillim.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky