Agjencia Zhurnal.mk.

Kinë, raportohen mbi 72 mijë raste të sëmundjeve infektive në Pekin

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan të enjten se më shumë se 72 mijë raste të sëmundjeve infektive u raportuan në kryeqytetin Pekin javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjithsej 72.475 raste nga 16 sëmundje të njohura u raportuan në Pekin midis 20 dhe 26 nëntorit.

“Pesë sëmundjet kryesore janë gripi, infeksioni i ri me koronavirus, sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës, sëmundjet infektive diarreike dhe sifilizi, të cilat përbëjnë 99.4 për qind të rasteve të raportuara të sëmundjeve infektive që duhet të raportohen”, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times” duke cituar qendrën.

Autoritetet shëndetësore të mërkurën u kërkuan qytetarëve të marrin masa paraprake pasi disa rajone, përfshirë Tianjin verior, Zhejiang lindor dhe Guangdong jugor, raportuan rritje të rasteve të gripit.

Javën e kaluar, Shoqata Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive tha se sëmundjet e frymëmarrjes dhe pneumonia e padiagnostikuar ishin në rritje në Kinë.

Spitalet e fëmijëve në Pekin dhe Liaoning verior janë të mbingarkuar me raste “të papërcaktuara” të ngjashme me pneumoninë që besohet se janë shkaktuar nga infeksione bakteriale.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky