Kjo supë është një gatim shtëpie plot vlera ushqyese më të cilën shijoni perimet, mishin e pulës dhe orizin. Përdorimi i kësaj supe do t’iu mbaj shumë të fortë dhe më përplot energji, shkruan Infokusi.com
1 karotë
1 degë selino
400 gr filetë pule
1 qepë (e vogël)
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 degë rozmarinë
100 gr oriz (Loto)
2 lugë gjelle gjalpë
4 lugë gjelle salcë domatesh
2 koncentrat pule (Dado Delicato star)
1 lt ujë
Përgatitja:
Hapi 1: Hiqni pulën mënjanë dhe hidhni qepën e grirë hollë, karrotën dhe selinonë të prera në kubikë dhe skuqini sa të marrin pak ngjyrë .
Hapi 2: Shtoni orizin, kaurdiseni dhe pak dhe shtoni ujë. Më pas i shtoni edhe 2 Dado Delicato Star. Përzijeni mirë supën.
Hapi 3: Lëreni të marrë valë, ndërkohë prisni pulën në copa të vogla dhe shtojani supës.
Hapi 4: Në një tigan të thellë gatuani një salcë me 2 lugë gjelle gjalpë dhe 4 lugë gjelle salcë domatesh.
Hapi 5: Supën e ngrotë shërbejeni me pak salcë sipër.