Agjencia Zhurnal.mk.

Klan Kosova: Në dokumentet tona figuron vetëm Kosova, MINT qëllimshëm po nxjerr dokumente jovalide nga historiati

Klan Kosova me përgjegjësi të plotë njofton sërish se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka vazhduar edhe të hënën të paraqesë në mënyrë mashtruese një situatë që nuk qëndron, me qëllim që të mbuloj dështimin e saj për të arsyetuar Vendimin e kundërligjshëm.

Fillimisht, MINT qëllimisht po informon në mënyrë selektive informata nga historiati i kompanisë, para se të bëheshin ndryshimet në dokumente, duke insistuar që adresa e pronarit të Klan Kosova është Serbia.

E vërteta është se me datë 20 qershor 2023 në çdo dokument të kompanisë qëndron vetëm Kosova dhe asnjë veprim i MINT pas këtij ndryshimi është pa bazë ligjore. Dy, MINT po bën shkelje ligjore edhe duke tentuar të interpretojë dokumente, jashtë fushëveprimit të saj, derisa çështjet e regjistrimit të bizneseve i takojnë Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Tre, MINT po vazhdon të bëjë shkelje ligjore duke tentuar t’i interpretojë edhe ligjet edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, derisa pushtetet sipas të njëjtës Kushtetutë janë të ndara, derisa ekzistojnë gjykatat përkatëse që e bëjnë këtë punë.

Katër, MINT edhe pse kur ka bërë shkeljen e fundit javën e kaluar me refuzimin e Ankesës së bërë nga Klan Kosova kishte udhëzuar që për hapat e mëtejshëm organ kompetent mbeten gjykatat, po vazhdon të lëshojë komunikata me argumente manipulative. Klan Kosova nuk do të ndalet në shpërfaqjen e së vërtetës dhe të gjitha shkeljet e MINT do t’i vërtetojë në gjykatë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky