Shkup, 13 maj – Nëse për secilën parti politike brengë kryesore është e ardhmja e vendit kjo nuk mund të paramendohet pa të rinjtë. E se të rinjtë po braktisin vendin dëshmia e më e qartë është zbrazja e klasave që po rrezikojnë drejt mbylljes. Nga viti në vit numri i nxënësve në komunat nga lindja është në rënie. Konkretisht, në Shtip, vitin e kaluar në bankat e shkollës është dashur të ulen 580 nxënës të klasës së parë, ndërsa këtë vit, sipas statistikave të SPB-së, deri më 31 maj duhet të regjistrohen 559 nxënës të klasës së parë. Por kjo është vetëm në letër, sepse në praktikë numri i nxënësve të klasës së parë është më i ulët, shkruan Zhurnal.
Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë ulet –
Nga viti në vit numri i nxënësve në komunat nga lindja është në rënie. Konkretisht, në Shtip, vitin e kaluar në bankat e shkollës është dashur të ulen 580 nxënës të klasës së parë, ndërsa këtë vit, sipas statistikave të SPB-së, deri më 31 maj duhet të regjistrohen 559 nxënës të klasës së parë. Por kjo është vetëm në letër, sepse në praktikë numri i nxënësve të klasës së parë është më i ulët.
“Fatkeqësisht, ky numër nuk plotësohet kurrë. Kjo është kështu për arsye të ndryshme. Thjesht ndodh që prindërit të emigrojnë diku ose të shkojnë në një qytet tjetër të Maqedonisë ose t’i regjistrojnë fëmijët e tyre diku jashtë vendit”, tha Snezhana Saneva.
Një problem që duhet kapërcyer është ribashkimi dhe veçanërisht segregacioni, për të cilin Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vendosi një vit më parë në favor të rreth 30 familjeve rome nga Shtipi dhe Manastiri, të cilat ngritën padi, sepse besonin se fëmijët trajtoheshin me segregacion në shkolla.
“Kjo çështje është e dhimbshme për komunën, e dimë edhe problemin me segregacionin që ka ndodhur. Megjithatë, shpresoj që këtë vit rajonalizimi të respektohet në tërësi dhe të gjithë nxënësit të regjistrohen aty ku i takojnë sipas rajonit”, shtoi Saneva.
Ikja e qytetarëve nga vendi po vazhdon me hov të madh, ikje që është pa kthim –
Ikja e qytetarëve nga vendi është një temë që ka filluar dhe nuk po mbaron dot, fundi nuk i dihet mbase po parashihet se kjo temë do të përflitet deri sa të ikë edhe qytetari i fundit. Flasim për një ikje e largim masiv në kushte paqësore, që mbase është krijuar sikurse shprehi e rutinë që po erdhe në moshën madhore duhet të largohesh nga ky vend. Kjo ikje nuk ka të ndalur do të vazhdojë ende, e këtë nuk po e thonë klientët e “çajtoreve” por rezultatet e hulumtimeve mbi këtë temë. Shifër tmerruese ku 42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të largoheshin nga vendi nëse do të pajiseshin me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t’u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë – universitet, sipas rezultateve të anketës së Gallup International Association. Kjo flet për realitetin që shihet në terren, ku kjo pakicë që ka mbet për një kohë të shkurtë do të përgjysmohet në masë shumë të madhe.
Siguria është nevojë elementare e bazike për të jetuar kudo në cilin do vend. Por, krahas mungesave tjera që janë të shumta në vendin tonë mungon edhe siguria. Mungesa e sigurisë prodhon ndjenjën e frikës dhe të qenurit i pasigurt në vendin tënd të lindjes, ndërkaq padrejtësia e vështirëson mbijetesën në këtë vend sepse duhet të përballesh me një sistem të kalbur të drejtësisë. Mund të vritesh në vend publik ngjashëm sikurse në vend të fshehtë nga ajo vrasje mbeten vetëm viktimat dhe mbetjet e plumbave, asgjë më shumë.
Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. /Zhurnal.mk