Agjencia Zhurnal.mk.

Klekovski: Siljanovska s’mund të bëhet presidente pa votat e shqiptarëve

Shkup, 13 mars – Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa votat e shqiptarëve, thotë Sasho Klekovski nga e njëjta parti.

Në intervistë për Alsat, Klekovski tha se vetëm votuesit e VMRO-së nuk mund t’ia sjellin fitoren Siljanovskës.

“Profesoresha Gordana Siljanovska Dovkova nëse dëshiron të fitojë e ka patjetër që të përfitojë votat e shqiptarëve etnikë. Njësoj sikur kryetarit të komunës së Gostivarit apo Tetovës i nevojiten votat e maqedonasve etnikë. Kur ju zgjedhin në sistem mazhoritar, votuesit tuaj nuk mjaftojnë për fitore. Unë pres që drejtuesit e fushatës së Siljanovskës do ta kenë parasysh këtë. Më duhet ta them se Siljanovska nuk është kandidati i njëjtë për shkak të përvojës politike në Parlament. Komunikimi në Parlament i ka mundësuar njohjen e faktorëve të ndryshëm politik në vend”, tha Klekovski, në intervistë për Alsat.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky