Agjencia Zhurnal.mk.

Klinika në Kozle është thuajse e mbushur plotësisht

Shkup, 23 dhjetor – Rreth 70 për qind e kapaciteteve të klinikës universitare “Kozle” janë të mbushura me fëmijë. Prej gjithsej 100 krevateve, 67 janë të zëna.

Drejtori i spitalit tha se kjo për momentin nuk paraqet problem pasi çdo ditë ka pranime dhe lëshime dhe situata po menaxhohet mirë.

“Kapaciteti i spitalit numëron deri 100 krevate për fëmijë dhe 100 krevate për nënat.. Kemi vende edhe 30, por dita ditës vijnë dhe shkojnë pacientë të shëruar”, tha Jetmir Ziberi, drejtori mjeksor i “Kozles”.

Mjekja Mirjana Popovska tha se më së shumti ka fëmijë të prekur me infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, ndërsa dominon virusi RSV. Popovska tha se ajri i ndotur ka ndikim të madh te pasqyra klinike e fëmijëve.

“Në këtë moment kemi te hospitalizuar 67 fëmijë, që janë me infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, dominon virusi RSV. Kategoria më e prekur janë foshnjat deri në 3 muaj dhe janë më kritikë dhe kanë pasqyrë klinike më kritike …. Ndotja është një faktor i rrezikshëm I madh që ta komplikojë pasqyrën klinike te një fëmijë. Megjithatë edhe vetë grimcat PM 10 kur bien në tokë, ndërsa fëmijët janë më të vegjël dhe më afër tokës dhe meqë më shpejtë marrin frymë dhe ato toksina të grimcave PM mund të bëjnë problem te organizmi i tyre më shpejt”, theksoi Mirjana Popovska, mjeke.

Përndryshe, prej sot, spitali i fëmijëve “Kozle”, me vendim të Qeverisë, shndërrohet në klinikë universitare dhe zgjeron veprimtarinë e vet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky