Shkup, 20 korrik – Sot asgjë nuk është si dje. Interesat tona politike, ekonomike, të sigurisë dhe sociale po ndryshojnë rrënjësisht, vlerësoi Bordi Ekzekutiv i Klubit Diplomatik – Shkup, duke përshëndetur hapjen e djeshme të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe zbatimin e vendimit të Këshillit Evropian nga marsi i vitit 2020.
“Rruga e mundimshme 17-vjeçare për arritjen e këtij qëllimi nuk e zvogëlon nevojën për përpjekje shtesë për të avancuar qasjen tonë serioze, si në drejtim të ndërtimit të një sistemi të qëndrueshëm, demokratik dhe ligjor, ashtu edhe në krijimin e kushteve kadrovike dhe materiale për mbrojtjen diplomatike të qëllimeve me rëndësi për interesat kombëtare dhe shtetërore të vendit”, thuhet në njoftim.
Klubi diplomatik thekson se ne kuptuam se depërtimi i realitetit tonë kombëtar dhe shoqëror në plan ndërkombëtar u përplas me interesa të ndryshme, egoiste dhe në të kaluarën më të konsoliduar të entiteteve shtetërore, situata që ndaluan dhe kushtëzuan realizimin e qëllimeve strategjike euroatlantike të vendit.
Klubi thekson se proceset e përshtatjes dhe delegimit gradual në një qendër të përbashkët të të drejtave sovrane të vendit deri dje kërkon konsensus social dhe aktivitet të fortë diplomatik.