Shkup, 19 shtator – Ndryshimet e fundit në Kodin Penal dëshmojnë se bartësit e funksioneve publike, në fakt nuk kanë vullnet të luftojnë korrupsionin, por atë e kanë bërë vetëm në mënyrë deklarative.
Kështu i sheh ndryshimet e fundit të Kodit Penal, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sipas të cilëve këto ndryshme janë porosi për të korruptuarit se korrupsioni i tyre është shpërblyer, ndërsa qytetarët do të hezitojnë t’i paraqesin rastet korruptive.
Antikorrupsioni nuk e ka poseduar versionin e fundit të propozim-ndryshimeve, por vetëm atë paraprak, ku këto ndryshime nuk kanë qenë të parapara.
“Në këtë mënyrë vetëm se po merr flakë korrupsioni, rritet mundësia për tregti me ndikime dhe pazare partiake për të cilën jemi dëshmitarë. Nga përmbajtja e asaj që ndryshohet, tre nenet kontestuese janë nene për të cilat janë në strategjinë nacionale si problematike, si procedura e furnizimeve publike, që është një fushë horizontale që shtrihet në të gjitha sektoret, si rrezik i lartë nga korrupsioni dhe këtu anulohet neni që rregullon këtë çështje. U përshpejtua shumë. Besoj se ky ligj u soll me një arsye, të gjithë u gjetëm të papërgaditur dhe nuk patëm mundësinë të shprehim qëndrimet rreth këtyre dipozitave. Me vendime të tilla ne mundemi vetëm t’u dërgomë porosi personaliteteve korruptive në vend se korrupsioni i tyre është shpërblyer.”, – theksoi Biljana Ivanovska nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Juristët e ri: S’ka ndëshkueshmëri, humb besimi i qytetarëve
Mënyra e tillë e sjelljes së ndryshimeve ligjore me të cilin zvogëlohen dënimet që parashihet të luftojnë korrupsionin, po shembe edhe më shumë besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe institucionet e tjera në vend. Në 14 lëndë të PSP-së do të ketë vjetërsim absolut.
“Japim një pasqyrë se tek ne biznes elita, funksionarët janë të padënueshëm dhe në këtë mënyrë, ne sikur po i nxisim dhe vëmë në shfrytëzim mënyrat korruptive të veprimit. Me këtë po tregojmë jondëshkueshmëri përfundimtare, ndërsa edhe më shumë qytetarët do ta humbin besimin se dikush ndonjëherë do të përgjigjet për atë çfarë ka bërë.”, – deklaroi Aleksandra Cvetanovska nga OJQ “Jursitët e rinj”.
Korrupsionin nuk duhet ta luftojë vetëm politika, por edhe faktorë të tjerë shoqërorë, ku përfshihen mediat dhe organizatat joqeveritare.
“Bashkëpunimi institucional transparent është çelësi i luftimit të korrupsionit, përfshirja e mediave të pavarura është e rëndësishme, përfshirja e shoqërisë civile dhe institucionet e krijuara nga parlamenti. Ne si Instituti demokratik ndërkombëtar besojmë se për të pasur demokraci, qytetarët duhet të kenë besim në institucione, për të luftuar klientelizmin, nepotizmin, që kërkon mundin e të gjithë nesh dhe mendoj se në të ardhmen mund të punojmë së bashku.”, – theksoi drejtori i lartë rezident i Institutit Kombëtar Demokratik në Maqedoninë e Veriut, Robert Skot Hejzlet.
Qëndrimin e shprehën në panel “Ndryshimet në Kodin Penal: një flamur evropian për dezintegrim?”, ku mes tjerash u theksua se zvogëlimi i dënimeve nuk kontribuon në konfiskimin e zgjeruar, siç pretendojnë autoritetet dhe se shkurtimi i afateve për vjetërsimin e lëndëve nuk do ta përmirësojë efikasitetin e gjykatësve.