Agjencia Zhurnal.mk.

Kodi sekret në WhatsApp: A e dini se çfarë do të thotë nëse ju merrni mesazhin “14643”?

Kohët e fundit, njerëzit po ndajnë numrin “14643” në aplikacionet telefonike. A e dini se çfarë do të thotë?

Si fillim, është mirë të theksojmë se kjo nuk është asgjë negative, por pikërisht e kundërta.

Siç shpjegohet në rrjetin social TikTok, pas këtij “kodi” në fakt qëndron një mesazh dashurie.

Domethënë, këta numra fshehin mesazhin “unë gjithmonë do të të dua” dhe tregojnë se sa shkronja ka secila fjalë:

1 = I
4 = will
6 = always
4 = love
3 = you

Ndodh shpesh që me ndihmën e kodeve të ndryshme numerike, të rinjtë duan të thjeshtojnë komunikimin në rrjetet sociale dhe të krijojnë një mjedis digjital që ka një status të caktuar.

Nëse merrni një mesazh me këtë seri numrash, atëherë të paktën do ta dini se dikush është veçanërisht i dashur për ju. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky