Agjencia Zhurnal.mk.

Koen: Armëpushimi do të vazhdojë derisa Hamasi i liron pengjët, por pastaj do të vazhdojmë luftën

Shkup, 30 nëntor – Ka vetëm një përgjegjës për masakrën e 7 tetorit, për pengjët dhe luftën që filloi, për vuajtjet e njerëzve në Gazë, e ai është Hamasi – ISIS. Armëpushimi do të vazhdojë derisa ata i lirojnë pengjët, por pas armëpushimit do ta vazhdojmë luftën, deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Eli Koen para pjesëmarrjes në Këshillin e 30-të ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup.

“Data 7 tetor ishte ditë tragjike për Shtetin e Izraelit. Ne në të vërtetë pamë se vendi i njëjtë që lufton dhe e përkrah luftën kundër Ukrainës, e bën të njëjtën kundër Izraelit. Ka vetëm një përgjegjës për masakrën e 7 tetorit për pengjët dhe luftën që filloi, për vuajtjet e njerëzve në Gazë, e ai është Hamasi – ISIS. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa nuk i ktheni të gjithë pengjët, derisa nuk e eliminojmë Hamasin. Bota duhet të jetë e bashkuar për çlirimin e Gazës nga Hamasi – ISIS, me qëllim që të sigurojmë se krime të tilla nuk do të përsëriten askund në botë”, deklaroi Koen.

I pyetur sa afër është arritja e paqes, Koen tha se janë të vendosur të vazhdojnë në luftën kundër, siç tha, “kësaj organizate terroriste”.

“Derisa ata nuk i lirojnë pengjët, do të vazhdojmë me armëpushimin. Por, pas armëpushimit do ta vazhdojmë luftën”, thotë Koen.

Maqedonia e Veriut dhe kryeqyteti Shkupi janë nikoqir të Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.

Në ngjarjen më të madhe politike ndërkombëtare të organizuar në vend që nga pavarësia marrin pjesë krerët e diplomacisë së numrit më të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së – SHBA, Kanada, Britania e Madhe, ministra nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga Mesdheu, Lindja e Afërt dhe Azia Qendrore. 

Takimin ministror që po mbahet në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” zyrtarisht do ta hapin kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryesuesi me OSBE-në, ministri Bujar Osmani dhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Pia Kauma. Në pjesën e hapur të seancës plenare, raport do të paraqesë Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Shmid.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky