Brazili do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars ndaj Anglisë më datë 23 dhe ndaj Spanjës më datë 26 gjatë pushimit me kombëtare.
Në këto dy ndeshje supozohej që edhe Casemiro të launte, por Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet.
“Trajneri i ekipit të Brazilit, Dorival Junior, ka njoftuar për ftesën e sulmuesit Pepe nga Porto”, thuhej fillimisht në komunikatën e Brazilit.
“Ai është ftuar për të zëvendësuar Casemiron nga Manchester United, i cili është lënduar dhe do të jetë jashtë për miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës, më 23 mars dhe 26, respektivisht”.
Federata ende nuk e ka zbuluar shkallën e lëndimit të Casemiros ose për sa kohë do të mbetet ai jashtë fushave.
Por lajmi për mungesën e tij në këto dy ndeshje do të thotë se ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin që ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë sot (e diel) ndaj Liverpoolit në kuadër të çerekfinales së FA Cup.
Casemiro ka luajtur 21 ndeshje gjatë sezonit të tij të dytë me fanellën e United, megjithatë ai ka qenë jashtë fushave për pothuajse tre muaj pas lëndimit që kishte pësuar në tetor të vitit të kaluar.