Shkup, 12 janar – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov deklaroi hapur se nuk ka besim të plotë në ministrin e jashtëm Bujar Osmani, duke nënvizuar se përpjekjet e tija për të arritur sukses në procesin negociues jo që janë të gabuara, por janë edhe të rrezikshme.
Nuk e dimë nëse rastësisht ose qëllimisht, mirëpo porosia e Dimitrovit dhe rezervat e shprehura ndaj Bujar Osmanit, shumë i ngjajnë mesazheve “nuk mundet shqiptari të vendosë për identitetin maqedonas”. Ndoshta gabojmë, por te një pjesë e konsideruesme e opinionit, ve;anwrisht shqiptar, krijohet kjo përshtypje.
Edhe pse në fund thotë “ndoshta gaboj”, Dimitrov shprehet: “Po nuk kam besim të plotë në ministrin e jashtëm, Bujar Osmani. Duke pas parasysh përvojën time dhe kontaktet e mia me përfaqësuesit në Bruksel. Kam një parandjenjë se përpjekjet për sukses me çdo çmim, vlerësoj se nuk janë produktive, por përkundrazi të rrezikshme, ndoshta gaboj.”
Si duket, disa nuanca të kësaj deklarate janë të ngjashme me deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hirtijan Mickovski, i cili nw njw intervistw parashtroi pyetjen: “Kush është Bujar Osmani të vendosë për identitetin tim”.
Deklarata e Dimitrovit nk duhet paragjykuar dhe duhet marë parasysh rezervat dhe mospajtimet e tij, kur thotë:
“Nuk kishte vend për pozitat e mia në qeverinë e re. Nuk jam njeri që tërhiqem nga lufta, nuk jam tërhequr sepse mbaj përgjegjësi. Pozicionet që i mbaj në çështjen me Bullgarinë, dallojnë nga të tjerët. Ajo luftë nuk ka qenë e fshehtë dhe dallimet kanë qenë të mëdha. Kjo luftë kulminoi njëherë në Bruksel dhe njëherë në Shkup, kamë thënë se për disa çështje nuk ka negociata, nuk negociohen. Prandaj, nuk u befasova veçanërisht nga oferta që mora për të qenë ambasador në Uashington. Jo vetëm që do të më largonin nga vendi, por do të më lidhte edhe gjuhën. Ju e dini që diplomatët në detyrë nuk kanë të drejtë të mendojnë me zë të lartë dhe të luftojnë publikisht për pikëpamjet e tyre në vend”.
Mirëpo vetë fakti se në këto vërejtje Dimitrov nuk është konkret der në fund, len vend për dyshim se prapavija për reagimin e tij në fund të mandatit, mund të jetë e një natyre tjetër. Kjo aludohet pak a shumë edhe në reagimin zyrtar të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku thuhet:
“Me pozicionet e Maqedonisë në këto negociata u pajtua edhe Nikolla Dimitrov, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e qëndrimeve tona, përmes procesit të udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Nëse Dimitrovi është kundër ndonjë prej qëndrimeve që kemi ndërtuar së bashku, është e drejtë që populli të thotë dhe të shpjegojë pse, sepse përndryshe mbetet vetëm përshtypja se mospjesëmarrja e tij në qeverinë e ardhshme është për këto manifestime publike të pasakta dhe spekulative, me qëllim që të bëhet barrë e mosbesimit të Qeverisë”.
Në një vend multietnik, ku shoqëria në disa segmente është e ndarë në vija bi-etnike, dihet se sa janë të rrezikshme plasimet e tezave të tilla, se shqiptarët po bëjnë diçka në dëm të maqedonasve, ose maqedonasit në dëm të shqiptarëve. Janë teza të cilat mund të dëmtojnë dhetë kthejnë mbrapa tërë procesin, duke djgur punën e bërë deri tani,për të ciën pa dyshim kontribut ka dhënë edhe vetë Dimitrov.
Nuk e kemi të qartë se pse ngre dilemma të tilla Dimitrov, politikani i cili si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane nënshkroi një marrëveshj të guximshme sç ishte Marrëveshjea e Prespës. Nuk besojmë se ka harruar qëedhe gjatë negociatat për arritjen e Marrëveshjes së Prespës ngriheshin dyshime të njëjta si tani- se po rrezikhet identiteti dhe shteti. Mirëpo rezultatet e asaj marrveshje tani po i gëzojmë të gjithë edhe ata që ishin pro edhe ata që ishin kundër, me faktin se gjendemi nën ombrellën e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO.
Nuk është mirë që askush për teke personale të dëmtojë synimin e radhës të qytetarëve të Mqedonisë së Veriut që sa më shpejtë vendi të anëtarësohet edhe në BE, në kohën kur negociatat me Bullgarinë po marin një hov të rid he optimist. Një gjë e tillë, me qëllim ao pa qëllim, nuk është e mirë jo vetëm për gjeneratat e tanishme, por edhe për gjeneratat e ardhshme. ///Zhurnal