Agjencia Zhurnal.mk.

Koment/// Qeveri e re në Gjermani, shpresa të reja në Maqedoni

Shkup, 10 dhjetor – Takimi i parë i Ana Lirman, si ministre e re e Republikës Federale të Gjermanisë për Evropë me një ministër të huaj, do të jetë pikërsht me zëvendës kreministrin për eurointegrme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. Takimi realizohet në Berlin, vetëm disa ditë pasi në Gjermani u formua qeveria e re në krye me socialdemokratin Olaf Sholc, i cili e zëvendëson Angla Merkel pas 16 viteve qeverisje.

Parashtrohet pyetja se a është rastësi që takimin e parë Lirman e realizon me Dimitrovin? “Jo”, thotë ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holshtajn, në intervistën për “Dojçe Vele”.

Ajo është bindur se simbolika e këtij takimi është shumë e fortë jo vetëm për Shkupin, prandaj thekson se Gjermania mbështet procesin inkuadrues drejt BE-së të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për përmbushjen e të gjitha kritereve të Kopenhagës.

Gjermania është vend i dëshmuar si mik i Ballkanit dhe as që kemi dyshuar se me qeverinë e re diçka mund të ndryshojë negativisht në miqësinë e Berlinit ndaj vendeve të Balkanit Perëndimor. Madje takimi simbolik Lirman-Dimitrov është një tregues pozitiv se miqësia jo që do të mbetet njëjtin nivel si deri tani, por me gjasa të mëdha të avancimit të mëtejmë.

Kjo është një porosi shumë e mirëseardhur për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin, në këtë moment kur procesi i lëvizjes në drejtim të Brukselit ka ngecur në kontestin gjuhësoro historic mes Sofjes e Shkupit. Edhe më e mirëseardhur është porosia se Berlini zyrtar nuk mbështetë kurrfarë alternativash për anëtarësinë e plotfuqishme të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe thekson se pret fillim të shpejtë të negociatave inkuadruese.

Në marrëveshjen e koalicionit të Qeverisë së re gjermane, i njohur si koalicioni “semafor” për shkak të bashkëpuimit të majtistëve, liberalëve dhe të gjelbërve, ka drejtime të qarta për mbështetjen e mëtejme ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajon I cili në këtë marrëveshje tratoet si pjesë e BE-së. Aty nuk mungojnë as “koordinatat” lidhur me Maqedoninë e Veriut, që janë tejet konkrete dhe si të tilla.

Megjithatë, Maqednia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të dijnë se BE është bashkësi shtetesh, në të cilin qeveris parimi i konsensusit, dhe se Gjermania dhe Komisioni Evropian, si edhe thuajse të gjitha vendet-anëtare punojnë pa u lodhur për fillimin e shpejtë të negociatave inkuadruese. Duhet pasur parasysh të gjithë se për të arritur këtë qëllim cili është investimi. Zaten edhe ambasadorja Holshtajn lidhur me kontestin e Bullgarisë, përmendi se Gjermania edhe nën udhëheqjen e Angela Merkelit ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta liruar rrugën e vendet drejt BE-së, ndërsa premtoi se mbështetje të parezervë do të ketë edhe nga Qeveria e re federale e Sholcit.

Shumë gjëra varen edhe nga ajo se në Shkup dhe Sofje së shpejti do të ketë qeveri të reja, prandaj nuk dhet se sa është reale pritshmëria që kontesti të zgjidhet deri në gjysmën e parë të janarit dhe të hapet rruga që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria te realizojnë konferencën e parë ndërqeveritare me ça formalist do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.

Mirëpo që gatishmëria e Germanisë dhe mbarë BE-së për të na ndihmuar, duhet të ndryshojë edhe mentaliteti ynë rajonal. Duhet përfundimisht lëshuar logjika se për integrimin tonë punën më të madhe duhet të bëjë BE-ja dhe vendet anëtar të saj, kurse ne duhet të presim vetëm kohën për të vjelur të mirat që i sjell integrimi. Është koha që edhe ne më seriozisht të fillojmë të bëjmë punën tonë.

Si udhërrëfyes duhet të mbetet Procesi i Berlinit si iniciativë qëllim i së cilës është lehtësimi i bashkëpunimit rajonal në mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor– Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Vizioni i këtij procesi është  që t’u ndihmohet vendeve në përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në BE.

Duhet të forcohet dhe avancohet fryma e kësaj iniciative që synon gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik.

Është me rëndësi edhe përfshirja së shoqërisë civile sepse  segmente të mëdha të shoqërisë civile ende nuk janë të përfaqësuara denjësisht sa duhet të jenë.

Duhet të krijohen  dhe të bëhen funksionalë mekanizma për zbatim të projekteve të përbashkëta, që krijojnë raporte më të shëndosha mes shteteve. Bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me tema dhe fusha tjera prioritare të BEsë, si sundimi i ligjit, qeverisja e mirë, arsimi dhe trajnimet profesionale, pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal.  Tani që ka kaluar kulmi i krizës ekonomike si pasojë e pandemisë, duhet të mendohet të shtohen fondet për projekte infrastrukturore, energjetike, ekologjike…///Zhurnal

Related posts

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Raporti i Komitetit Evropian kundër Torturës: Në Shutkë, Prilep dhe Shtip janë përmirëuar kushtet, në Idrizovë gjendja alarmante

I Z

LSDM javën e ardhshme fillon “remontin”, do të zgjedhet kryetar i ri, nënkryetarë dhe udhëheqësi e re partiake

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky