Shkup, 31 mars – Komisioni kuvendor për çështje ekonomike sot duhet të vazhdojë me debatin rreth pikave nga mbledhja e 20-t.
Në rend dite janë Propozim ligji për koperativa në lexim të dytë, Plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2023, si dhe Propozim-vendimi për konstatim të përqindjes së shfrytëzimit lidhur me të ardhurat e përegjithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë dhe ekonomi të ujërave këtë vit.
Nga të gjith apikat në rend dite të mbledhjes së 20-t janë shqyrtuar vetëm propozim ndryshimet e Ligjit për themelim të Agjencisë për energjetikë.
Në shtëpinë ligjvënëse për sot është caktuar edhe debat në Klubin për çështje dhe politika rinore të Kuvendit.