Agjencia Zhurnal.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve filloi fushatë edukative për zgjedhjet lokale

Shkup, 6 tetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e filloi fushatën “Është radha jote! Dil dhe voto!”, në suaza të zgjedhjeve të ardhshme lokale të vitit 2021. Porositë kryesore të fushatës së sivjetme janë kahëzuar drejt edukimit të votuesve për të drejtat e tyre të votimit.

Siç informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, fushata e sivjetme do të përfshijë edhe karvan edukativ,  i cili do të vizitojë  një pjesë të madhe të qyteteve në mbarë shtetin tonë. Karvani do të fillojë nga Tetova, pastaj në Ohër, Strugë, Manastir, Kavadar, Strumicë, Shtip, Shkup, ndërsa do të përfshijë  edhe një pjesë të komunave tjera, dhe do të realizohet në pajtim me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

Nga KSHZ potencojnë se në prag të karvanit,  në sheshet e komunave të cilat do të vizitohen do t’u shpërndahen broshura e fletushka edukative  kalimtarëve të rastit  për edukim për të  drejtat e  tyre të votimit dhe saktë përshkruhet  mënyra  si duhet çdo votues të veprojë në vendvotim.

“Këtë vit, për herë të parë vendoset edhe mënyra e re e identifikimit të votuesve, me përdorimin e pajisjes për identifikim biometrik të votuesve (UBIG), e cila ka për qëllim ta përparojë procesin përmes  digjitalizimit dhe automatizimit të një pjese të procedurës për votim. Pajisja për identifikim biometrik të votuesve do t’i lexojë shenjat e gishtave të çdo votuesi  dhe do të kërkojë përputhje  me shenjat e gushtave  nga lista zgjedhore elektronike me qëllim që të konfirmohet përputhja”, kumtuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se përmes këtij karvani, por edhe përmes  gjithë fushatës edukative dhe informative që e realizon, ka për qëllim të dërgojë apel te të gjithë votuesit, se edhe zgjedhjet e sivjetme do të jenë korrekte, demokratike  dhe të sigurta.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky