Agjencia Zhurnal.mk.

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Shkup, 15 maj – Grupet e punës mes koalicionit të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit VLEN janë kompletuar dhe do të takohen gjatë ditëve të ardhshme për të vazhduar negociatat që i paraprijnë një marrëveshje eventuale për qeverinë e re. Përbërja e tyre është në nivel të nënkryetarëve të partive dhe sekretarëve të përgjithshëm.

Burime të Alsat brenda grupeve të punës thonë se për momentin palët analizojnë programet e njëra tjetrës për të gjetur pikat mbi të cilat do të mund të formojnë programin eventual të qeverisë së ardhshme.

Çështjet që do të diskutohen të parat në tavolinën e negociatave janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, shëndetësia dhe inovacioni.

Negociatat mes palëve filluan të shtunën, me një takim mes liderëve të VLEN dhe kreut të VMRO-DPMNE-së. Pas takimit ata shkurt deklaruan se negociatat shkojnë në drejtim të duhur. Megjithatë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka deklaruar paraprakisht se fillimisht synon të marrë 61 deputetë, duke aluduar në përvetësimin e deputetëve nga parti të tjera. Më pas, ai tha se beson që deri në fund të qershorit të formohet edhe qeveria e re.

Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të ftojë në negociata edhe partin e Maksim Dimitrievskit “ZNAM” kurse më e distancuar politikisht, por pa e përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin, është me partinë e Dimitar Apasievit “E Majta”.

Related posts

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

LSDM javën e ardhshme fillon “remontin”, do të zgjedhet kryetar i ri, nënkryetarë dhe udhëheqësi e re partiake

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky