Shkup, 11 korrik – Sot me vendosjen e luleve tek Memoriali kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, që gjendet në zemrën e Komunës së Çairit dhe me një marsh që filloi para godinës së komunës së Çairit, bashkë me komunitetin boshnjak u shënua 11 korriku dhe iu dha nderë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, përcjell Zhurnal.mk.
Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu bënë të ditur se me këtë rast u përkujtua se Komuna e Çairit është shoqëri shumetnike dhe duke pasur parasysh faktin se në te jetojnë një numër i konsiderueshëm i popullit boshnjak.
“Jemi të mendimit se me këtë aktivitet të sotmin vetëm se po vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe po i japim garanci të ardhmes tonë të përbashkët në Çair.
Që nga themelimi i Komunës së Çairit deri më sot, kemi patur shumë kujdes që me zilinë më të madhe ta ruajmë diversitetin që kemi dhe që mund të them se është ndër të rrallët në vend. Kemi respektuar dhe vazhdojmë t’i respektojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë sepse fundja Çairi është simboli i bashkëjetesës, i multikulturalizmit, i diversitetit.
Ne si Komunë e Çairit gjithmonë kemi synuar dhe vazhdojmë të synojmë që të gjithë të kemi të drejta të barabarta, respektivisht gjithnjë punojmë që të kemi një shoqëri me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë qytetarët në Komunën tonë.”, thotë Ganiu




