Gostivar, 8 maj – Vetëqeverisja lokale e Gostivarit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencia për ndihmë e Kombeve të Bashkuara dhe me UNFPA (Fondi i Popullsisë së Kombeve të Bashkuara) do të punojnë së bashku për të përmirësuar përfshirjen e të rinjve në miratimin dhe krijiminn e komunitetit. Bashkëpunimi i ardhshëm do të zhvillohet sipas memorandumit, i cili u nënshkrua sot në Gostivar.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, pas takimit me përfaqësuesit e UNDP-së dhe UNFPA-së, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim, i cili mbulon parimet dhe përcaktimin e kornizës për promovimin e politikave rinore dhe mbështetjen e tyre.
Kryetari i komunës Taravari theksoi rëndësinë e këtij hapi, i cili tha se do të ndikojë në uljen e eksodit të të rinjve nga vendi.
“Shpresoj që ne si komunë dhe si shtet t’i përfshijmë të rinjtë në vendimmarrje dhe rolin e tyre aktiv në krijimin e politikave rinore. Kjo është mirë sepse ne po vendosim parime që do të mbrojnë interesat e të rinjve dhe vendimet të jenë në favor të tyre”, tha Taravari.
Memorandumi për bashkëpunim përfshin aktivitete në të cilat mund të realizohet bashkëpunim, ndërsa si më të rëndësishme përmenden: Avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve në politikat lokale dhe në vendimmarrjen lokale; Mbështetje për zhvillimin e politikave të ndjeshme ndaj të rinjve; Promovimi i një narrative konstruktive në mesin e popullatës së re; Zhvillimin e këshillave rinore komunale.
“Bashkëpunimi bazohet në strategjinë e UNFPA-së, e cila thotë: Trupi im, bota ime, jeta ime u mundëson të rinjve të përmbushin potencialin e tyre. Së shpejti do të ketë thirrje për pjesëmarrje në seminare, ku të rinjtë do të fitojnë aftësi në bashkëpunim dhe në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe i inkurajoj ata të aplikojnë”, tha Jovanka Brajoviq Grigorijeviq nga UNFPA.
Zëvendësja e përfaqësueses së përhershme të UNDP-së, Sanja Bojaniq, theksoi se Memorandumi do të jetë bazë për punë në një nga projektet rajonale për drejtësi, përfshirje dhe besim.
“Mendoj se ky është një projekt i rëndësishëm dhe një nismë e rëndësishme, duke pasur parasysh që të rinjtë po largohen nga vendi. Një nga arsyet që ata deklarojnë shpesh për largimin nga vendi është pikërisht mospërfshirja e tyre në procesin e vendimmarrjes. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit, jo thjesht një frazë, por përmes këtij projekti të rinjtë bëhen realisht e ardhmja e vendit dhe e ardhmja e proceseve vendimmarrëse”, tha Bojaniq.
Ajo vlerësoi se bashkëpunimi i deritanishëm me komunën e Gostivarit ka qenë i shkëlqyer dhe se do të vazhdojë edhe me këtë projekt.