Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Gostivarit: Përmbyllet Shkolla Verore 2023

Shkup, 31 korrik – Komuna e Gostivarit bëri të ditur se pas katër javëve punë dhe aktivitet, sot përfundoi Shkolla Verore për vitin 2023.

Në ceremoninë e përmbylljes së shkollës verore i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura të nxënësve që morën pjesë në shkollën verore.

“Sivjet është viti i dytë i mbajtjes së shkollës verore dhe kemi pasur 500 nxënës të cilët u angazhuan për një muaj nga mentorët profesionistë. Shpresoj se shkolla verore do të mbetet traditë edhe në vitit në vijim”, u shpreh kryetari Arben Taravari i cili i falënderoi mentorët profesionistë për angazhimin një mujor .

Nga Komuna e Gostivarit shtojnë se Shkolla Verore përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës dhe largimit të tyre nga teknologjia, po ashtu synon të zbulojë edhe talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.

Përmbyllet Shkolla Verore 2023 në GostivarPas katër javësh punë, përkushtim, mësim, aktivitet dhe argëtim, sot…

Posted by Komuna e Gostivarit – Општина Гостивар on Monday, July 31, 2023

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky