Agjencia Zhurnal.mk.

Komuna e Tetovës ndërpret punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”, shkak ankesat për prerjen e drunjve

Tetovë, 20 prill – Komuna e Tetovës informon qytetarët, pronarët e lokaleve që gjenden në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe të gjithë qytetarët e fshatrave të cilët kalojnë përmes kësaj rruge, se nga sot do të ndërpriten punimet e filluara ditën e djeshme për shkak të reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët “Më mirë për Tetovën”.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishte i pranishëm në vendngjarje gjatë fillimit të punimeve ku para qytetarëve dhe gazetarëve potencoi se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standarteve duke përfshi edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik dhe për këtë është shumë e qartë se duhet të bëhej edhe pastrimi i terrenit, respektivisht largimi i drunjve të vjetër dhe zëvendësimi me drunj të ri. Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e Listës “Më mirë për Tetovën”, në lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

“Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar”, thuhet në reagimin e komunës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky