Agjencia Zhurnal.mk.

Koncert i përbashkët i orkestrave të armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së

Shkup, 27 prill – Me fillim në orën 18:30 në parkun e lagjes Aerodrom në Shkup koncert një orësh të përbashkët do të mbajnë orkestrat e Armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së për Evropë dhe Afrikë “USAREUR-AF”.

Siç informojnë nga Shtatmadhoria e Armatës në koncertin që është pjesë e aktiviteteve të parapara në prag të trajnimit “Swift Response 22” vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin më shumë paraqitje me të cilën do të prezantohet aleanca dhe do të dërgohen porosi për miqësi dhe paqe.

Orkestra e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e bashkëpunimit ushtarak tashmë tradicionalisht çdo vit mban koncerte të përbashkëta me orkestrat ushtarake të armatave të NATO-s.

Orkestra ushtarake e armatës së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë nesër do të ketë pjesëmarrje të pavarur në sheshin e Shkupit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky