Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë “Antikorrupsioni 2030: Sfidat aktuale dhe të ardhme kundër korrupsionit”

Shkup, 23 shkurt – Instituti për Demokraci do të mbajë tryezën e rrumbullakët me titull “Antikorrupsioni 2030: Sfidat aktuale dhe të ardhme kundër korrupsionit”.

“Qëllimi i konferencës është prezantimi dhe diskutimi i një analize parashikuese të skenarëve të mundshëm në të cilët do të zhvillohet korrupsioni dhe lufta kundër korrupsionit deri në vitin 2030 dhe si do të përballen institucionet me sfidat e ardhshme. Analiza është përgatitur në bashkëpunim me institucionet kryesore kundër korrupsionit në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si pjesë e procesit të planifikimit strategjik për përballimin e sfidave që sjell lufta kundër korrupsioni”, theksojnë nga Instituti për Demokraci.

Në ngjarjen janë ftuar përfaqësues nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli inspektues, Enti Shtetëror i Auditimit, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Komisioni rregullator për energjetikë, Drejtoria doganore, Drejtoria për polici financiare dhe Drejtoria e të ardhuarave publike, dhe përfaqësues të Platformës së Organizatave Civile për luftën kundër korrupsionit.

Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Inkurajimi i debatit publik për anti-korrupsion” qëllimi i të cilit është të mbështesë procesin e reformave në Maqedoninë e Veriut duke fuqizuar agjendën e reformave në fushën e sundimit të ligjit. Për të arritur këtë qëllim, projekti parasheh bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë aktorët përkatës. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky