Shkup, 5 prill – Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Qendrën për studime evropiane “Wilfried Martens” nga Brukseli, Institutin për hulumtime sociale ” MK91″ nga Shkupi dhe Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir e organizojnë “Departamenti Adenauer 2022: BE-ja pas sulmit rus – potencial i ri për proces të përshpejtuar të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor?”.
Siç informojnë nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, Departamenti Konrad Adenauer – paraqet platformë shkencore-arsimore ku studentë, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit akademik diskutojnë dhe ndajnë pikëpamjet e tyre për temat aktuale që lidhen me BE-në dhe zgjerimin e ardhshëm të BE-së, veçanërisht pas sulmit rus ndaj Ukrainës.
Ngjarjen do ta hapin Davor Pashoski nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, Katerina Jakimovska nga Qendra për studime evropiane “Wilfried Martens”, Toni Konjanovski kryetar i Komunës së Manastirit, Sasho Korunovski rektor i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir dhe Vasko Naumovski kryetar i Institutit për hulumtime sociale “MK91” i cili do të jetë moderator i panelit.




