Shkup, 25 shkurt – Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM) sot organizon konferencë në temë “Efektet nga rritja e pagës minimale ndaj pagave të tjera”.
Konferencën do ta hapë kryetari i KSM-së Bllagoj Ralpovski, ndërsa fjalime do të jenë Maja Papatoleska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, profesori universitare Lazar Jovevski, eksperti ekonomik Evelin Astor nga Konfederata ndërkombëtare e sindikatave (ITUK)…
Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov do të ketë fjalim për zbatimin e marrëveshjeve kolektive me rritjen e pagës minimale në sektorin e arsimit Kryetari i Sindikatës së pavarur të të punësuarve në klinikat universitare, qendrat, spitalet klinike dhe institucionet tjera publike shëndetësore në vend Goran Begovuq do të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjeve kolektive me rritjen e pagës minimale në sektorin e shëndetësisë.