Agjencia Zhurnal.mk.

Konferencë “Të rinjtë dhe bashkëpunimi në arsim”

Shkup, 23 nëntor – Qendra për Strategji Evropiane – Eurothink Shkup sot organizon konferencë fillestare “Të rinjtë dhe bashkëpunimi në arsim” në suaza të projektit “Demistifikimi i marrëdhënieve (jo)fqinjësore në rrugën drejt BE-së: Rasti i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Në ngjarje është planifikuar të ndahen përvoja pozitive të njerëzve të rinj dhe profesorëve që kanë studiuar përmes programit Erazmus+ ose programit për të rinj në Bullgarinë fqinje, si dhe aktivistë civil me përvojë në projekte tejkufitare të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

“Ngjarja është organizuar pikërisht në këtë temë sepse të rinjtë dhe studentët janë forcë lëvizëse e bashkimit të shoqërive. Fakti që shumë njerëz të rinj nga Maqedonia e Veriut shkojnë për të studiuar në Bullgari, qoftë direkt në universitetet bullgare ose përmes programit evropian për mobilitet Erazmus+, flet se këta njerëz janë ura për lidhshmëri të dy shoqërive”, njoftoi Eurothink.

Siç është paralajmëruar, fjalë përshëndetëse do të kenë ambasadori i Bullgarisë në vend Angel Angelov, Dejvid Norman, këshilltar pranë Ambasadës kanadeze në Beograd dhe Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Eurothink.

Folës në ngjarje do të jenë edhe Marko Gjorgievski, drejtor i Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Rosica Xhambazova, drejtoreshë e Inkubatorit të biznesit “Goce Dellçev”, Qendra për promovim të sipërmarrësisë nga Bullgaria dhe Borçe Serafimovski, doktorant i Universitetit ndërkombëtar sllav “Gavrilo Romanoviq Drezhavin” dhe Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Veliko Tërnovo, Bullgari.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky