Strugë, 30 dhjetor – Konfirmohet rasti i parë me omikron, varianti i ri i Kovid-19 në Strugë, informon për MIA-n epidemiologia e Qendrës për Shëndet Publik Jovanka Strulakova – Koroveshoska.
Bëhet fjalë për një rast asimptomatik te një person më i rritur, i vaksinuar me dy doza “Fajzer”.
“Personi për momentin është në izolim. Test PCR ka bërë para një jave për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Gjatë skriningut doli se është pozitiv ndaj Kovid-19, ndërsa sot morëm konfirmim se bëhet fjalë për variantin e ri omikron”, deklaroi Strulakova – Koroveshoska.
Sipas pyetësorit, theksoi se personi nuk e di ku është infektuar, ndërsa si kontakte i ka përmendur anëtarët e familjes së ngushtë.