Agjencia Zhurnal.mk.

Konflikti Rusi-Ukrainë, Çuçi: Në Shqipëri po qëndrojnë 351 ukrainas

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur sot se në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina.  

Pas një takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, Çuçi tha se Shqipëria garanton mbështetje për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës.

“Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilët do të trajtohen me mbrojtje të përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin duke u vlerësuar rast pas rasti sipas nevojës”, ka shtuar Çuçi.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti.

“Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira”, ka thënë ministri.

Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e…

Posted by Bledi Çuçi on Wednesday, March 16, 2022

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky