Agjencia Zhurnal.mk.

Kongresmeni Makarti në garën për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Në SHBA sot fillon seanca e 118-të e Kongresit dhe temë kryesore në seancën e parë do të jetë përpjekja e kongresmenit republikan Kevin Mekarti për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës përfaqësuese.

Nëse Mekarti siguron shumicën prej 218 votash, të cilat i nevojiten për t’u bërë shef i Kongresit, ai do të bëhej i dyti në radhë për president të SHBA-së, pas zëvendës presidentes, Kamala Harris.

Në nëntor, republikanët fituan një shumicë të ngushtë prej 222 vendesh në zgjedhjet kombëtare prej 435 anëtarësh për Kongresin.

Një grup prej pesë ose më shumë republikanësh kundërshtojnë kandidaturën e Mekartit, duke argumentuar se ai nuk është mjaft i përkushtuar ndaj kauzës konservatore. Pa mbështetjen e tyre, Makarti nuk e ka shumicën e nevojshme.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet edhe para se deputetët të japin betimin për mandatin e tyre dyvjeçar.

Nëse Mekarti nuk siguron shumicën e nevojshme, mund të ketë një ose më shumë raunde votimi, gjë që nuk është parë në 100 vitet e fundit.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky