Agjencia Zhurnal.mk.

Kontroll në Listën zgjedhore në zyrat e KSHZ-së kryen 2 140 qytetarë, 11 parashtruan kërkesë për ndryshim

Shkup, 4 mars – Gjithsej 2 140 persona kontrolluan të dhënat e tyre në Listën zgjedhore (LZ) në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit shtetëror zgjehdor (KSHZ), por për atë sa persona i kontrolluan të dhënat përmes rrugës elektronike në Komision thonë se nuk kanë qasje.

Deri më tani tre persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave të tyre në sektorët rajonal dhe zyrat e KSHZ-së, ndërsa një person ka parashtruar kërkesë për regjistrim të të dhënave të veta.

Përmes rrugës elektronike, tetë persona parashtruan kërkesë për ndryshim të të dhënave, një për fshirje të të dhënave dhe njl për regjistrim të të dhënave.

Afati i fundit për parashtrim të kërkesës për regjistrim, plotësim apo fshirje të të dhënave në ekstraktet e Listës zgjedhore është deri më 18 mars, e hënë. Afati vlen edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për ato presidenciale. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky