Elementët e forcave ajrore të Koresë së Jugut dhe SHBA-së zhvilluan stërvitje të përbashkët “kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut” në të cilën morën pjesë avionë luftarakë dhe në të cilën u përdor municion i vërtetë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “Yonhap” Forcat Ajrore të Koresë së Jugut njoftuan se në stërvitjen e cila do të përfundojë sot marrin pjesë 40 mjete ajrore nga të dy vendet.
Në deklaratën lidhur me këtë temë thuhet se në stërvitjen e përbashkët të forcave ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut është përdorur municion i vërtetë dhe se pilotët kanë marrë trajnim për gjuajtje me raketa lundrimi dhe bomba të udhëzuara kundër kërcënimit të Koresë së Veriut.
Stërvitja e përbashkët 11-ditore e emërtuar “Mburoja e Lirisë” e organizuar nga Koreja e Jugut me SHBA-në me qëllim “forcimin e qëndrimit të përbashkët të mbrojtjes”, përfundoi më 14 mars.




