Agjencia Zhurnal.mk.

Korubin: Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe Bullgarisë janë themelet mbi të cilat ekziston vendi

Shkup, 12 prill – Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, analistja politike, Nikica Korubin, duke folur për ndryshimet kushtetuese, tha se kohë më parë, para se të bëhet kërkesë edhe e palës evropiane, vendosjea e bullgarëve në preambulën e kushtetutës, tek ne u pranua me duar të hapura, nuk ishte ndonjë problem as për opozitën e as për pozitën.

“Pas dy viteve, është ngritur në një çështje madhore në shtet. Ky ndryshim ndodhi për shkak se në atë moment nuk ishte obligim dhe ishte e lehtë për tu premtuar por nuk e kanë menduar seriozisht se mund të shndërrohet në obligim formal. Ashtu siç nuk e kanë menduar se do bëhet formalitet tre marrëveshjes, ajo e Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, të cilat marrëveshje do të thoja unë e garantojnë ekzistimin e shtetit. Të gjitha tre marrëveshje u futën në kornizën negociuese me çka BE në një farë mënyra na rikujtoi se cilat janë themelet mbi bazat e të cilave ekziston Maqedonia e Veriut si shtet sovran e cila pavarësinë e saj e fiton në vitin 1991”, ka deklaruar Korubin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky