Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova mbajti stërvitjen e parë, të pranishëm 11 futbollistë

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 11 futbollistë, dy portierët Samir Ujkani e Visar Bekaj, futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Bersant Celina, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rudhani dhe Vedat Muriqi, derisa pjesa tjetër kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, pasi të dielën vonë kanë zhvilluar ndeshje me klubet e tyre.

Për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjet e fundjavës në këtë grumbullim do të mungojnë tre lojtarë: Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi.

Stërvitja e sotme ka qenë pa ngarkesë të madhe, kryesisht me vrapime të lehta dhe lojë relaksuese dhe goditje standarde.

Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë, të martën në orën 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali, derisa në orën 13:00, përzgjedhësi Alain Giresse, do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky