Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të premten, më 28 shkurt, është regjistruar një viktimë dhe 55 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive kanë dalë pas testimit të 1,581 mostrave.
Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 3.47 për qind.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 235 persona janë shëruar derisa 1,877 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar.
Prej atëherë janë dhënë mbi 1.8 milion doza të vaksinës.
Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 815,796 persona apo 45 për qind e popullsisë.
Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë.